“Ivanoviq ishte kriminel. Pikë.”, deputeti i Vetëvendosjes godet rëndë Kurtin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica i ka dhënë një goditje të rëndë kryeministrit Albin Kurti, i cili i thuri lavde politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq i dënuar për krime në Kosovë.

Korenica ka thënë se Ivanoviq ishte kriminel dhe organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.

“Dënimi i tij jo merritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviq ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vuçiqit dhe për këtë e eliminoi.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: