kaliforni

Iu shpëtoi zjarreve në Kaliforni, qeni priti një muaj në oborrin e shtëpisë së djegur

Një qen që ia doli të shpëtonte nga zjarret e mëdha që kapluan Kaliforninë muajin e kaluar, ka befasuar pronarët e tij të cilët kur u kthyen në ish-shtëpinë e tyre, e gjetën atë duke pritur aty.
Faqja K9 Paw Print Rescue në Facebook e shpërndau historinë emocionuese, duke shkruar: “Prindërit e Madison nuk mundën të kthehen tek ai kur zjarri u shpërnda. Ata shpresuan dhe u lutën që ai do të ishte mirë”.

“Kur shikuan mirë në vendin ku shtëpia e tyre qëndronte dikur… Madison ishte duke i pritur aty, sikur ishte të ishte duke e mbrojtur shtëpinë e tij”, transmeton Gazeta Express.

Pronari i Madison, Andrea Gaylord, tha për ABC10: “Çfarë besnikërie, të jesh në rrethanat më të këqija të mundshme, por prapëseprapë ta gjesh aty duke pritur. Ishte prekëse”.