Iu mbyll llogaria në Facebook, Meliza Haradinaj e rikthen atë pas gati dy muajve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, ka arritur ta rikthejë faqen zyrtare të sajën në ‘Facebook’.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja në faqen zyrtare të saj, teksa ka treguar se janë bërë gati dy muaj që prej kur iu mbyll llogaria.

“Pas gati dy muajsh, sot mu rikthye llogaria zyrtare në Facebook. Vazhdojmë tutje…”, ka shkruar ajo.

Haradinajt iu kishte sulmuar llogaria menjëherë pas deklaratave që kishte dhënë për deklaratën e Vuçiqit. Ky i fundit kishte thënë se në rast ngrirje, situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të shndërrohej në konflikt të armatosur.

Kryediplomatja e kishte quajtur “këlysh Të Rusisë presidentin e Serbisë, si dhe i kishte dhënë epitete të tjera në reagim.

“Pas nxitjes së luftimeve në Nagorno-Karabakh me armë të prodhuara në Serbi, Serbia në krye me Vuçiqin – Ministrin e Propagandës së Millosheviqit – tani po kërcënon të gjitha shtetet fqinje të rreshtuara me NATOn se do të vazhdojë forcimin ushtarak për t’u përgaditur për luftëra të reja në Ballkan!”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Haradinajt.