Iu gjetën kokainë dhe mijëra euro në valixhe, pranga 2 shqiptarëve

Policia italiane në qytetin e San Pietro in Cariano ka vënë në pranga dy shqiptarë, pasi janë kapur me kokainë dhe një shumë konsiderueshme parash.

Në pranga kanë përfunduar Ervis Jonuzi, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerriku, 36-vjeç nga Elbasani.

Dy shqiptarët kishin marrë me qira një banesë në Pedemonte, ndërsa asnjëri prej tyre nuk dinte gjuhën. Sjellja e çuditshme e shqiptarëve ka ngjallur dyshime tek policia, e cila ka vendosur të ushtrojë kontroll në banesën e tyre.

Gjatë kontrollit u gjet një valixhe, brenda së cilës kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre në portofolin e markës “Louis Vuitton”.

Gjatë seancës gjyqësore, dy shqiptarët shfrytëzuan të drejtën e tyre për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat. Jonuzi rezulton të jetë arkitekt në Shqipëri, ndërsa Cerriku është tregtar makinash./BalkanWeb/