Italinë e ‘gjunjëzon’ vala e tretë e virusit, qindra viktima e mijëra të infektuar për vetëm 24-orë!

Italia ka regjistruar 27 mijë e 354 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 504 pacientë të infektuar me koronavirus. Autoritetet kanë bërë me dije se gjatë së dielës janë testuar 152 mijë e 663 persona.

Italia është vendi i parë perëndimor që ishte goditur nga pandemia e koronavirusit, ndërsa deri tani ka regjistruar 45 mijë e 733 të vdekur.

Deri më tani ka regjistruar mbi një milion të infektuar.