Italia vazhdon me formën të lartë në kualifikime, mposht edhe Bosnjën

kualifikime, mposht Bosnjën
Italia ka mposhtur Bosnjën me rezultat prej 2 me 1, për të mbajtur pozitën e liderit në Grupin J.

Bosnja e nisi më mirë këtë përballje duke kaluar në epërsi në minutën e 32-të të takimit pas asistimit nga Visca.

Por, në pjesën e dytë Italia e përmbysi rezultatin duke shënuar dy herë.

Insigne e Verratti shënuan golat për Italinë.

Me këtë fitore Italia tani ka 12 pikë me katër fitore në po aq ndeshje. Derisa Bosnja ka katër pikë në vendin e parafundit.