Italia shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19

Italia ka regjistruar 31.758 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka thënë ministri i Shëndetësisë të shtunën.

Ky është numri më i larë që prej fillimit të krizës shëndetësore, dhe vjen pas rekordit të shënuar të premten, 31.084 persona të infektuar.

Ministria gjithashtu raporti 297 vdekje, krahasuar me të premten ku ishin 199.