Pandemia

Italia shënon rekord ditor të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19, me 11,705 raste në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë të dielën ka njoftuar se kanë vdekur edhe 69 pacientë të tjerë, raporton Reuters.

Rekordi i fundit që u shënuar në Itali i të infektuarve arrinte në 10,925. Ky shtet ishte i pari në Evropë që u godit rëndë nga koronavirusi, ndërsa aktualisht është i dyti pas Britanisë me numrin më të lartë të të vdekurve.

Britania ka shënuar 16,982 raste pozitive me COVID-19 të dielën.