Italia raporton numrin më të ulët të vdekjeve që nga shfaqja e Covid-19

Italia ka shënuar 26 vdekje lidhur me koronavirusin përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të hënën.

Të vdekurit përgjatë ditës së sotme nga koronavirusi e kanë çuar shifrën totale të jetëve të humbura në 34,371. Gadishulli qëndron pas Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve për kah numri i viktimave, sipas platformës Worldometer.

Italia po raporton shifrat më të ulëta të vdekjeve përgjatë një dite, që prej fillimit të rasteve të para.

Vendi gjithashtu ka pasur edhe 303 të diagnostikuar me virusin që po shkakton sëmundjen Covid-19, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Shifrat akumulative të të infektuarve në vendin evropian kanë arritur në 237,290.

Deri më tani, Italia ka 25,909 raste aktive me virusin pandemik.