Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të trajtohet me prioritet, janë pajtuar gjatë një takimi të martën ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando dhe koordinatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skender Hyseni.

Orlando, përmes një shkrimi në Twitter po ashtu ka bërë të ditur se Hysenit ia ka ripërsëritur mbështetjen për një dinamikë gjatë negociatave, gjë që do të rezultonte me marrëveshje gjithpërfshirëse.

“Pata një takim interesant me Skender Hysenin sot. E rishikuam progresin dhe sfidat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. E riafirmova përkrahjen e Italisë për negociata dinamike drejt një marrëveshjeje gjithpërfshirëse. Po ashtu u pajtuam rreth çështjes prioritare të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

I had a very engaging meeting w @shyseni1 today. We reviewed progress & challenges of #EU-facilitated dialogue. I reaffirmed #Italy's support to a dynamic negotiation leading to a comprehensive agreement. We also agreed on priority of #visalib for #Kosovo.

🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/ydSIXXwgP4

— Nicola Orlando (@nicolaorlando) September 15, 2020