Italia nën “ethet” e Covid-19, rritet sërish numri i viktimave

Ministria italiane e Shëndetësisë ka informuar të dhënat e fundit të kurbës pandemike në nivel kombëtar.

Italia ka shënuar në 24 orët e fundit 827 viktima e 28.352 raste të reja me të infektuar.

Janë shënuar gjithashtu dhe një numër mjaft i lartë personash të shëruar, 35.467 më shumë se një ditë më parë, transmeton oranews.

Numri i viktimave që nga nisja pandemisë në Itali ka arritur në 53.677, ndërsa i të infektuarve më  1.538.217.

Dita e sotme ka regjistruar një reduktim të numrit të personave aktivë pozitivë me koronavirus. Janë 7952 më pak dhe aktualisht numri i tyre ka zbritur në 787.893.

Dita e sotme regjistron 354 pacientë më parë në struktura spitalore dhe 64 më pak në repartet Covid të terapisë intesive.

Ndërsa persona të shëruar nga pandemia në Itali nuëmrohen zyrtarisht 696 647.

Në 24 orët e fundit Italia ka kryer 222.803 tampone dhe totalisht janë 21.411.701 tampnë të kryer deri më sot.