Italia ndalon zbarkimin e disa emigrantëve

Qeveria e re e ekstremit të djathtë të Italisë i ka penguar 35 burra të largohen nga një anije emigrantësh, e cila ka kërkuar hyrje në një port italian për dy javë.

Të miturit dhe njerëzit me probleme mjekësore u lejuan të zbarkonin në Sicili. “Humanity 1” ishte një nga katër anijet që transportonin emigrantë që prisnin lejen për t’u ankoruar në Itali.

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, ka premtuar se do të merret me emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit, sipas OKB-së,  85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka.

Shumë prej emigrantëve lundrojnë me varka të vogla dhe shpëtohen nga anije bamirësie gjatë udhëtimit të tyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.