Italia mirëpret heqjen e taksës: Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt

Ambasadori italian ne Kosovë, Nicola Orlando ka shkruar në Twitter se Italia e mirëpret heqjen e tarifave 100% nga ana e Kosovës dhe se dialogu me Serbinë duhet të rifillojë sa më shpejt që është e mundur.

Ai ka shkruar gjithashtu se çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut.

“Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i mbikëqyrur nga BE-ja duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirusit kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”, ka thënë ambasadori italian në Kosovë.