Italia i regjistron 298 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet italiane kanë regjistruar 298 raste të reja të vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Sipas reuters, 8913 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit derisa shifrat totale deri tani kanë kaluar dy milionëshin.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia ka regjistruar 71.925 vdekje nga koronavirusi, duke u renditur si një nga shtetet me më së shumti vdekje në Evropë.