Italia fituese e ‘Eurovision 2021’

Në Rotterdam të Holandës u mbajt nata finale e Eurovision 2021.

Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë, shkruan Reporteri.net.

Fitues i festivalit europian të këngës doli grupi Maneskin nga Italia me 524 pikë të grumbulluara.

Në vend të dytë u radhit Franca me 499 pikë.

Shqipëria arriti të marrë vetëm 57 pikë duke mbetur kështu në vendin e 21-të, ndërsa Zvicra e cila po ashtu përfaqësohej nga një shqiptar e që ishte favorite për të fituar, mori 432 pikë në total.