Itali: Rritet numri i vdekjeve nga koronavirusi

Italia ka raportuar një rritje të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, respektivisht 66 jetë të humbura, si dhe 331 të infektuar përgjatë të enjtes, ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtjen Civile.

Në krahasim me sot, numri i vdekjeve përgjatë ditës së djeshme ishte më i ulët – 43. Numri i përgjithshëm i viktimave në Gadishull ka shkuar në 34,514, shkruajnë mediet italiane.

Paraqitja e 331 rasteve të reja të enjten e ka çuar shifrat akumulative të të infektuarve me Covid-19 në 238,159 në vend.

Një statistikë shqetësuese, sipas raportimit të medieve italiane, rezulton të jetë rritja e numrit të pacientëve të pranuar në njësitin e kujdesit intensiv (ICU). Përgjatë ditës së sotme në vend numri total i personave që po merrnin trajtim në ICU shkoi në 168.

Italia aktualisht ka 23,101 raste aktive me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19