Itali: Lulëzon kurora e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit, prifti: Sinjal shprese ndaj koronavirusit
Disa gjethe e lule të freskëta kanë çelur në degën e gjëmbaçit në këmbët e Krishtit të kryqëzuar në kishën Santi Silverio e Domitilla, në ishullin italian Ponza, në detin Tiren.
«Kjo ngjarje më bën të mendoj, se prej vuajtjes Zoti nis lulëzimin e shëndetit, të paqes dhe jetës. Janë tashmë 4 muaj që ai vazhdon të na dhurojë lule e gjethe. Kjo është një shenjë shprese për ne dhe për të gjithë njerëzimin ».
Të njëjtin mendim kishin dhe besimtarët si Erika, e cila shpjegon: «Për atë që beson, kjo është një shenjë që lutjet tona të këtyre ditëve, janë dëgjuar në njëfarë mënyre. Ky është një sinjal i mirë», tha ajo.