LAJMI I FUNDIT

Itali: Humb jetën në aksident 38-vjeçari shqiptar, e zuri gjumi derisa po voziste

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kremoneses në Itali.

Shkaku që dërgoi në aksident thuhet të jetë bërë kotja e gjumit që ai e përjetoi gjatë kohës kur po voziste.

Shqiptari i cili ishte banonte në Gadesco Pieve Delmona, humbi kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf, dhe doli nga rruga.

Përplasja rezultoi fatale duke bërë kështu që viktima të vdes në vendngjarje, raportojnë mediat italiane.