Itali, fillon eksperimentimi te njerëzit i vaksinës anti-COVID19

Dozat e para të vaksinës anti-Covid19 të prodhuar në Itali kanë mbërritur në institutin ”Spallanzani” dhe nga 24 gushti ne jemi gati për eksperimentet te njerëzit, u njoftua nga këshilltari i Shëndetit i rajonit të Lazios, Alessio D’Amato.

”Vaksina ka kaluar tashmë testet paraklinike të kryera si ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ te  kafshët, që kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profilin e mirë të sigurisë”, theksoi D’Amato.

Sipas asaj që është mësuar ditët e fundit, ka mbërritur edhe miratimi nga Komiteti Kombëtar i Etikës në institutin ”Spallanzani” në Romë dhe tani mund të fillojë faza e parë e eksperimentit te njerëzit.