Lajmi i fundit

Isufaj konfirmon se dha pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit: S’mund t’i bëjë publike arsyet

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka thënë se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit.

Gjykata Themelore në Prishtinë pati aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për tërheqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqim, i cili ishte i dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Vendimi për revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit ishte marrë me 23 shkurt 2021, ndërkaq urdhërarresti ishte lëshuar më 14 gusht 2020.

Isufaj në një konferencë theksoi se arsyet nuk mund t’i bëjë publike për shkak të hetimeve, njofton Klankosova.tv.

“Duhet ta dinë qytetarët e Kosovës që ai (Milan Radoiçiq) nuk ka qenë kurrë në paraburgim. Pa miratimin tim nuk kish ndodhë, unë e kam dhënë pëlqimin por arsyet nuk do ti’ bëjë publike, këto janë çështje të ndjeshme, nuk mundet me ditë opinioni cdo situatë”, ka thënë Isufaj.

Ndërsa, konfirmoi se ka udhërarrest për Radoiçiqin, i cili dyshohet se ishte në krye të agresionit të Banjskës, ku mbeti i vdekur rreshteri policor Afrim Bunjaku.

BONUS VIDEO: Kurti tha se Prokuroria s’ka ngritur aktakuza për Banjskën, Isufaj: S’është çështje e tij, është e drejtësisë