Istrefi: Konkursi në Telekom u hap pa lejen time

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka pohuar se konkursi që u hap së fundmi në këtë Telekom, u bë pa dijeninë e tij.

Ai për KTV-në ka thënë se hapja e konkursit u bë gjatë vikendit, kur ai s’ishte në detyrë.

“Konkursi është hapur pa lejen e pa dijeninë time. Procedurat e hapjes së këtij konkursi kanë nisur të shtunën, një ditë pasi kam dalë në pushim. Gjithçka rreth këtij konkursi, është e jashtëligjshme sepse është hapur pa lejen time”, tha ai.

Istrefi për KTV-në ka thënë se i qëndron para zotimit të tij të djeshëm në Interaktiv, se nuk do të ketë punësime gjatë kohës kur Telekomi është në krizë.

Kujtojmë dhe njëherë se Telekomi i Kosovës ka hapur konkurs për punësimin e 10 personave, 5 zyrtarë për shitje dhe 5 teknik.

loading…