Istrefi: 221 mijë konsumatorëve të Z-Mobile nuk do t’u ndalen shërbimet

Telekomi i Kosovës dje edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën e bashkëpunimin me operatorin telefonik Z-Mobile.

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka hequr të gjitha dilemat se konsumatorët që kanë qenë klientë të Zmobile do të mund të dëmtohen nga mos ofrimi i shërbimeve nga ana e Telekomit të Kosovës.

“Zmobile ka 300 mijë numra, prej tyre 221 mijë janë aktiv dhe unë i siguroj të gjithë ata konsumatorë që janë shfrytëzues të këtyre numrave do të u ofrohen të gjitha shërbimet, pra në çdo kohë ta kenë shërbimin që e kanë pasur. Ne po punojmë ngushtë me ARKEP-in që të bëjmë zgjidhje të mirë”, tha ai në një prononcim për RTKlive.

Sipas tij janë duke punuar me ARKEP-in për fazën e tranzicionit që do të jetë prej 30 deri në 120 ditë.

“Ne po punojmë me ARKEP që të bëjmë zgjidhje për ta. Nuk do të ketë asnjë problem, pjesa që na takon neve dhe ARKEP-it, të kryhet në bazë të planit. Prej 221 mijë numrave që janë aktiv, ka që janë pre padi dhe post paid”, deklaroi ai. Nga klientët që janë të ish Zmobile, Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, pret që të ketë mpakte pozitive.

“Nga këto numra ka që kanë kontrata me institucione publike dhe private, dhe këta numra janë një aset i mirë për Telekomin e Kosovës”, tha ai.

Ndryshe Telekomi i Kosovës edhe zyrtarisht ka shkëputur kontratën e bashkëpunimin me operatorin telefonik Z-Mobile. Kontratë dje është shpallur e përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual. Vendimi është marrë pas konsultimeve me ekspertët ligjorë dhe financiarë e gjithashtu pas negociatave të pasuksesshme me Z-Mobile. Në mbledhjen e bordit është marrë vendim që në bashkëpunim të plotë me ekspertët ligjorë dhe financiarë, vendim që bordi dhe menaxhmenti, që në këtë rast është njoftuar edhe operatori, që pas negociatave të pasuksesshme, kontrata është shpallur e përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual.

loading…