Istog: Vjedhin një pistoletë dhe ia demolojnë shtëpinë

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë në një shtëpinë në fshatin Vrellë të Istogut, ku kanë demoluar shtëpinë dhe kanë vjedhur një pistoletë, të cilën ankuesja e kishte me leje, dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesja femër ka raportuar se vjedhja ka ndodhur derisa ajo nuk ndodhej në shtëpi.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.

Kurse në fshatin Sine të Istogut, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, pasi të njëjtit janë zënë duke tentuar të vjedhin disa pajisje nga oborri i shtëpisë së viktimës mashkull nga komuniteti serb.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

loading…