Istog: Ngacmon me fjalë të miturën, arrestohet i dyshuari

Një person në Istog dje ka përfunduar në pranga nën dyshimin për ngacmim seksual.

I njëjti, është arrestuar shkaku se kishte ngacmuar me fjalë viktimën e gjinisë femërore..

Viktima, sipas raportit policor është e mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Raporti i plotë nga PK-ja;

Istog 30.09.2022 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë nga viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.