Istog, në plaçkitjen e bankës dyshohet se ishin të përfshirë disa persona

Në plaçkitjen e bankës në Istog ishin të përfshirë disa persona, përpos atij që mbet i vrarë nga Policia.

Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosovës, Merita Neziri, nga intervistat që ka zhvilluar me dëshmitarët okularë.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se punëtorët e bankës NLB, ku u zhvillua plaçkitja e cila rezultoi në vrasjen e një të dyshuari dhe një polici, janë tani duke u intervistuar nga Policia.