Istog, i dehuri tenton të futet me armë në zyrën e kryetarit (VIDEO)

Telashe pati në një restorant në Istog. Atje një person i dehur shkrepi e më pas mori rrugën drejt komunës së këtij qyteti.

Ai me armë në dorë tentoi të futet në zyrën e kryetarit Haki Rugova por u pengua nga sigurimi.

Personi me inicialet I.B, që ishte nën ndikimin e alkoolit më pas u arrestua nga Policia.

Vetë kryetari Rugova, i tha Klan Kosovës përmes telefonit se nuk sheh këtë si situatë të rrezikshme.

https://www.youtube.com/watch?v=V3w2iciKAQM