Isni Kilaj

Isni Kilaj paraqitet para Dhomave të Specializuar në Hagë

Ish-kryetari i Malishevës Isni Kilajt pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Gjykatën Speciale, sot është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjykatësi i Gjykatës Speciale tha se ekziston dyshim i bazuar ndaj Isni Kilajt, për veprat penale, ‘Pengim i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave zyrtare’, dhe ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

“Më 2 nëntor 2028 Prokurori i Specializuar lëshoi fletëarrestim për Isni Kilaj. Ekziston dyshim i bazuar për vepra penale, ‘pengim i persoave zyrtare për kryerjen e detyrave zyrtare’, ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës’. Kilaj u transferua në objektin e Hagës më 03.11.2023. seanca e sotme nuk është seancë gjyqësore, pasi ende nuk është dorëzuar aktakuza nga prokurori i Speciliaur. Sot duhet të sigurohem se i dyshuari është i informuar për arrestimin e tij, dhe arsyet se pse po mbahet në paraburgim. Gjithashtu përfshiet këtu dhe e drejta e tij që të marr avokat”, tha gjykatësi i Gjykatës Speciale.

Gjykatësi e pyeti Kilajn se nëse ka marr fletarrestimin, ai konfirmoi se po.

Ndërsa, prokurori i rastit, Mat Holling tregoi se gjatë bastisje në shtëpinë e Kilajt janë gjetur materiale që ndërlidhen me veprën penale “shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

“Gjatë bastisjes janë gjetur materiale…Duke pasur informacion të tillë shkelja e fshehtësisë së procedurës, nënkuptojmë që ky material do të përdoret për pengim gjyqësorë”, ka thënë Holling. Pra Kilaj.

Prokurori Holling kërkoi që Kilaj të mbahet në paraburgim që të mos pengojë apo frikësoj dëshmitarët.

“Kilaj duhet të mabhet i ndaluar se është marrë pikërisht me këto lloj sjellje, pra një sjellje penguese bazuar në materialet që i janë gjetur. Frikësimit të dëshmitarëve. Se kjo klimë ekziston konfirmohet dhe nga shpallja fajtor të Gucatit dhe Haradinaj”, tha Holling.

Ndërsa avokati i Kilajt, Brien Edwards tha se: “me lejen tuaj do të kërkoj që të mos jepni vendim pa marr parashtrimi tonë. E ato do të jenë më të hollësishme që do t’i them para jush. Për disa parashtrime duhet të kaloj në seancë privat. Siç thatë dhe ju s’ka aktakuzë deri më tani./Telegrafi