Eprori i UÇK-së

Isni Kilaj, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, zv.ministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kilaj, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar ftesën, duke thënë, se sot ka marr një fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për UÇK-në.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, ka shkruar Kilaj.

Po sot është konfirmuar se ftesë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë, ka marrë ftesë për intervistim edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe ish ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

loading…