Ismet Munishi i bie pishman për fjalorin skandaloz, kërkon falje dhe largohet nga…

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pas humbjes së djeshme nga Prishtina, ishte tepër i nervozuar duke sharë dhe akuzuar gati secilin që merret me futboll në Kosovë.

Arsye për këtë, sipas tij, ishte penalltia e dhënë në minutat e fundit ku Prishtina arriti të fitoi me rezultat 2-1.

Fjalori i tij në Facebook pas humbjes ishte skandaloz, duke përdorur fjalë ndër me të ndytat, shkruan Ballkani.info.

E sot, një ditë më pas, Ismeti duket që është kthjellur. Ai ka kërkuar fjalë ndaj të gjithëve, derisa ka thënë se do të largohet nga rrjetet sociale për një kohë të gjatë.

Postimi i plotë:

Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashes dhe të gjithë atyre që jan ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë.

Isha në afekt sepse rethanat te ne ndonjëher nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është mbrenda meje.

Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin timë dhe më vjen keq nga miqt e mi  dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt.

Morra sygjerime nga shumë miq dhe i falemderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kerkim falje.

Unë nuk do të jem aktiv ne jeten Rrjetet Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojne arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin timë të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time.

Mirë mbetshi urime festat e fundvitit .

Gezuar