Ismet Beqiri thotë se edhe pse nuk u bë deputet do ta vazhdojë angazhimin e tij në LDK

Kandidati për deputetë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili nuk arriti të bëhej deputetë në këtë legjislaturë, e ka vlerësuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK shënoi rezultate të mira në këto zgjedhje, duke iu uruar punë të suksesshme parlamentare deputetëve të ardhshëm.

Ai tutje ka shtuar se suksesi i LDK-së, është sukses i tij dhe i çdonjërit që e donë këtë parti.

Beqiri ka thënë se ai do të vazhdojë të punojë me përkushtim, ashtu siç kishte punuar sa ishte deputetë.

“Me përkrahje qytetare, isha deputet 14 vite me radhë; pesë mandate duke llogaritur edhe mandatin e vitit 1998. Si Sekretar i LDK-së në dy mandate, si kryetar i degës së parë, si shef i grupit parlamentar të LDK-së kam punuar me përkushtim. Me të njëjtin përkushtim do të punoj sot, nesër dhe në vazhdim në çdo detyrë dhe përgjegjësi, të cilën ma beson partia ime, LDK”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbetet e një rëndësie të veçantë që Dega e LDK-së, Kodra e Trimave, kryetar i të cilës është vetë ai, edhe në këto zgjedhje doli parti fituese, mbetet Dega fituese prej themelimit të LDK-së deri më sot.

Ismet Beqiri ka marrë veç 7,121 vota, vota këto që kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend.

loading…