Kryetari aktual dhe po ashtu kandidati për kryetar të komunës së Shtimes nga radhët e PDK-së, Naim Ismajli përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Davidovc së bashku me kandidatët për këshilltar të Kuvendit Arbnor Emini dhe Përparim Ramusa, shkruan Ballkani.info.
“Davidovci është një nga fshatrat e komunës sonë, të cilin e vizitova bashkë me kandidatët për Këshilltar të Kuvendit, z. Arbnor Emini dhe dr. Përparim Ramusa”, tha ai.
Tutje ai vazhdoi se kanëi zhvilluar dy takime me banorët lokal, të cilët u shpreh se i mbushën plot me shpresë dhe energji.
“Jam shumë i kënaqur që si çdo fshat tjetër i komunës sonë, edhe Davidovci tashmë ka vendosur që më 17 tetor të përkrahën fuqishëm programin tonë qeverisës”, tha ai.
Postimi i plotë:







