Ismajli takon fermerët, premton 100 mijë euro subvencione për çdo vit

Kandidati për kryetar të Shtimes, Naim Ismajli ka takuar fermerët e kësaj komune. Ai u ka premtuar atyre 100 mijë euro subvencione çdo vit për bujqësi. Po ashtu, ka theksuar se që nga viti i ardhshëm do të investojnë edhe në kanale të kullimit në toka bujqësore.

Ismajli i cili ka udhëhequr që katër mandate me këtë komunë, në takimin me fermerët e Shtimes u zotua se gjatë mandatit të tij 80 për qind e infrastrukturës ka përfunduar.

“Kemi bërë një investim në rregullimin e arave në tokat bujqësore. 80 për qind e infrastrukturës nëpër toka bujqësore kemi arrit me përfundua. Me këtë kemi krijuar mundësi më të lehtë të punës shpejtë të punës. E dimë që nuk është bërë mjaft. Fokusi jonë për katër vjetet e ardhshme është që të përmbyllim këtë. Rruga do t’i qojmë sa më afër tokave bujqësore. Të lidhim këto hapësira të tokave dhe livadheve me rrugë dytësore. Nga viti i ardhshëm do të investojmë shumë edhe në kanalin e kullimit. Një numër i madh i tokave gjatë reshjeve atmosferike pamundësojmë edhe punën dhe e ndalin edhe zhvillimin e kulturave për një kohë te gjatë”, u shpreh ai.

Ismajli gjatë mbrëmjes të së enjtes para fermerëve ka shtuar se përveç këtyre kanaleve do të ndihmojnë fermerët me subvencione.

“Subvencionet do t’ rritim, investimet kapitale i kemi përfunduar. 90 për qind të investimeve kapitale të rrjeteve të kanalizimit dhe tjerat janë përfunduar. Dhe kjo na jep mundësinë që të shohim më shumë që të rrisim subvencionet. Në planin tonë për çdo vit janë 100 mijë euro subvencione. Po 100 mijë euro është shumë më i madh, ju e dini që me 30 mijë i kemi bërë 200 mijë në bashkëpunim me donatorë”, shtoi ai.

Prioritet për Ismajlin mbetet edhe zyra e bujqësisë që fermerët të kenë mundësi të shprehin hallet dhe kërkesat e tyre.

Në këtë takim me fermerët ka shtuar se ka gjatë kohës së pandemisë ka pasur burokraci të subvencioneve.

Postimi i plotë: