Naim Ismajli, kandidati i PDK-së për kryetar të Shtimës ka thënë se fshati Pjetërshticë edhe kësaj radhe u dëshmua se është bastion i fuqishëm i PDK-së.

Ismajli ka thënë se përkundër sfidave që kenë pasur kohë pas kohe, ishte nder e kënaqësi për mua t’ju shërbej gjatë këtyre viteve banorëve pjetërshticas me projekte konkrete dhe të pamohueshme që veçse kanë ndodhur në lagjet e Pjetërshticës.

“Sonte bashkërisht me kandidatin e ardhshëm të Kuvendit Komunal të Shtimes, z. Lumni Amrushi kemi bashkëbiseduar për sendërtimin e mëtutjeshëm të projekteve, të cilat do të jenë simbol i ndryshimit pozitiv për të ardhmën e banorëve të këtij fshati. Në këto tri takime u zotuam të vazhdojmë rrugën e përbashkët, për Pjetërshticën që duam me një mirëqenie sa më të mirë ekonomike”, ka shkruar Ismajli.