Ismajli flet për Vitinë e Zemajn: Kanë lejuar që kontratat të rriten deri në 3 mijë për qind

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka folur për disa nga veprimet jo të duhura që kanë bërë ish-ministri, Arben Vitia dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ismajli thotë se Vitia ka lejuar që kontratat të rriten deri në 3 mijë për qind.

“Dy gjërat të cilat mua më kanë dekoraju tek të dy, njëri ka leju që kontrata të rriten deri në 3 mijë përqind, po ashtu në cështjen e testimeve e ka akuzu sistemin.

Dhe e njëjta ka ndodh edhe me Zemajn, e ka anulu shfrytëzimin administrativ duke leju që apetitet të kthehen. Pra mënyra se si unë e kam konsideruar që duhet me ndal korrupsionin shëndetësor. Nuk e kanë kuptuar situatën drejtë”, tha Ismajli në emisionin “Kosova Voton”.