Ismajl Kurteshi: Qytetarët të gatshëm për protestë, jo edhe partitë politike

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ditëve të fundit ka nisur të paralajmërojë protesta për t’i dhënë fund Qeverisë aktuale, të udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Vazhdimisht ka pasur ngritje te zërave nga partitë opozitare të LDK-së dhe PSD-së për rrëzimin e qeverisë, mirëpo këto dy parti kanë zgjedhur të qëndrojnë të heshtur përballë kësaj iniciative të VV-së.

Pavarësisht heshtjes së dy partive VV-ja tashmë veç ka filluar përgatitjen fillestare.

Deputeti nga radhët e VV-së Ismaj Kurteshi, në një prononcim për Ballkani.info tha se synimi i tyre është të kenë përkrahjen e qytetarëve për shkak se sipas tij çështja për të cilën do të protestojnë është çështje e qytetarëve pa dallim partie.

Kurteshi ka treguar se deri më tani asnjë parti nuk është deklaruar se do ti bashkohet kësaj proteste, por sipas tij ka kohë ende për të ju bashkuar.

“VV-ja është në fazën fillestare të mobilizimit për protestë gjithë popullore bazuar në takimet që organizojmë nëpër komuna del që vërtetët përkrahja është e madhe. Ne po synojmë që ta kemi përkrahjen e qytetarëve të Kosovës pa dallim partie sepse çështja për të cilën dëshirojmë të protestojmë është çështje që ju takon qytetarëve. Besoj që është herët po ka kohë që edhe subjekte të caktuar të i bashkohen kësaj proteste, siç e dini deri më tani asnjë subjekt politik nuk është deklaruar se do ti bashkohet kësaj nisjes. Dihet që VV-ja edhe protestën që e patë më 29 shtator ishte protestë jashtëzakonisht e madhe. Nuk ka datë të caktuar varësisht prej përgatitjeve që do ti bëjmë, kur të përfundojnë përgatitjet organet vendimmarrëse të VV-së do të caktojnë datën”, ka thënë Kurteshi për /Ballkani.info