Ismaili: VV-ja do të dëshpërohet pas zgjedhjeve, do ta kërkojë dorëheqjen e Kurtit

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka parashikuar rezultat të dobët të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ismaili ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se VV’ja do të dëshpërohet nga performanca e saj zgjedhore.

“Besoj që do ta kenë një rezultat të keq elektoral, do të dëshpërohen shumë”, është shprehur ai.

“Pastaj do ta kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit”, ka parashikuar Ismaili në T7.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që VV’ja ta marrë pushtetin në vend pas 6 tetorit.

“Vetëvendosja duhet ta njohë shtetin e Kosovës. Jo t’i marrë rrogat nga shteti i Kosovës”, ka deklaruar ai.

loading…