Ismaili: Vdekja e dy personave nga virusi korona lajm i trishtë

Jashtëzakonisht e rëndë të zgjohemi sot me lajmin se dy persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë, thotë ish ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Sipas tij në këto momente, me mendje dhe zemër jemi pranë familjarëve në Prishtinë dhe Korishë të Prizrenit të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre.

Ai shtoi se ky lajm i trishtë, tregon edhe një herë se ky virus është një armik vdekjeprurës për të cilin duhet angazhim maksimal i secilit nga ne që ta mposhtim. Institucionet të ngrisin nivelin e tyre të reagimit ndërsa ne si qytetarë të ndihmojmë duke vazhduar të qëndrojmë brenda shtëpive tona.

“Lutemi që këto të jenë viktimat e fundit nga ky virus në Kosovë”, tha ish ministri i Shëndetësisë.