Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Gjatë këtij takimi, ministri Ismaili e ka njoftuar ambasadorin amerikan për punën dhe reformat që janë duke u realizuar në sektorin e shëndetësisë.
Ai e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës gjatë historisë.
Gjatë takimit ambasadori Kosnett ka thënë se “shëndeti dhe arsimi janë në thelbin e të ardhmes së Kosovës”.
Ambasadori amerikan vlerësoi përpjekjet e ministrit për ta ndërtuar një strukturë të qëndrueshme për ofrim më të mirë të shërbimeve.







