Ismaili: Qeveria Hoti me mosveprimet e saj po rrezikon që Kosova ta fillojë e fundit vaksinimin kundër COVID-19

Ish-ministri i Shëndetësisë dh deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se Qeveria Hoti me mosveprimet e saj po rrezikon që shteti ynë ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë i fundit atë.

Përmes një postimi në rrjetin social Faceboo, Ismaili ka thënë se mossigurimi i vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.

“Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me mosveprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë.

Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022.

Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.