Ismaili, PDK: Nga vendimi i MSh-së u shkelën dy nene të Kushtetutës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili sapo ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese lëndë me anë të së cilës po kontestojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve në vetëm një orë e gjysmë.

Ajo para objektit të Kushtetueses ka thënë se bashkë me një pjesë të deputetëve të partive tjera e të pavarur pretendojnë se janë shkelur dy nene të Kushtetutës së Kosovës.

 

 

“Çështja që kemi ngritur është çështja e përputhshmërisë në vendimeve të ministritë në dorëheqje Arben Vitia dhe përputhshmëria e tyre me Kushtetutën e Kosovës. Ne pretendojmë qe ka shkelje të nenit 85 të lëvizjes së lëvizjes dhe nenit 55, që përkufizo qartësisht se këto vendime që kufizojnë  lëvizen dhe të drejtat e njeriut nuk i takojnë qeverisë”, tha Ismaili.

Ajo tutje theksoi se para se të merret ky vendim ka qenë një aktvendim tjetër i marrë nga Gjykata Kushtetuese e cila kishte hedhur poshtë vendimin paraprak të  qeverisë së Kosovës, me anë të së cilës kufizoj lëvizja e lirë. Ismaili theksoi se as ky vendim nuk  e ka zmbrapsur qeverinë në detyrë që të vazhdoj me marrjen e vendimeve antikushteutese.

“Para saj ne kemi pasur një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese dhe kryeministri në dorëheqje Albin Kurti ka vazhduar të mos e respektoj atë vendim dhe ka vendosur që këto shkelje që  të ja delegoj ministrit të shëndetësisë e cili ka vazhduar më pas me këto vendime që ne pretendojmë që ka pasur shkelje. Për ne aktualisht është e rëndësishme që duke e luftuar bashkërisht pandeminë  që bashkërisht të luftojmë dhe të mbrojmë parimet  e shtetit tonë, parimet e demokracisë”, nënvizoi ajo.

Ajo ka thënë se ka pasur numër të mjaftueshëm të deputetëve për të dërguar këtë lëndë në Gjykatën Kushtetuese.

Të hënë kanë hyrë në fuqi vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për kufizimin e lëvizjes për 90 minuta. Madje lëvizja e qytetarëve është bërë me numrin e parafundit të letërnjoftimit. Për këtë kanë publikuar edhe oraret se në çfarë kohe ata mund të lëvizin.