Ismaili: Këtë vit do të bëjmë dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në raportimin e tij në komisionin parlamentar për shëndetësi, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do ta bëhet dyfishimi i Inspektorëve Shëndetësor.

Ministri Ismaili, përveç kësaj, ka treguar se këtë vit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fuqizimit të rolit dhe ngritjes së kapaciteteve të Inspektoratit.

Sipas tij, kjo do të ndikoj që të mos ndodhin parregullsi që dëmtojnë qytetarët tanë.

“Roli i Inspektoratit do të fuqizohet këtë vit. Kapacitetet do të ngriten. Do të kemi dyfishimin e inspektorëve shëndetësor. Me këtë ngritje, do të kemi një kontroll më të madh të Institucioneve Shëndetësore, në mënyrë që të shmangim çfarëdo parregullsie eventuale që i dëmntonë qytetarët tanë”, ka thënë ministri Ismaili.
/Ballkani.info/