Ismaili i PDK-së: Isa Mustafën e mundim si të duam

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për perspektivën e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ismaili ka thënë, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se PDK’ja qëndron mirë me vota aktualisht.

Ismaili është shprehur i bindur se PDK vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Sipas Ismailit, Lidhja Demokratike e Kosovës, që sipas sondazheve të fundit konsiderohet partia numër një në vend, nuk përbën kërcënim për PDK’në.

“Isa Mustafën mund ta mundim si të duam”, është shprehur ai në T7, duke iu referuar kreut të LDK’së.