Ismaili- Hotit: Me vendime “sot për nesër”, pa asnjë rezultat, nuk luftohet pandemia!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të Pandemisë nga Qeveria Hoti. Ismaili thotë se është e pafalshme që gjendje abnormale të trajtohet nga Qeveria si gjendje normale.

“Është për keqardhje dhe e papranueshme se si Qeveria Hoti vendos masa, heq masa, kufizon qytetarët, liron qytetarët, pavarësisht numrit të të infektuarve. Është një kaos i vendimeve politike në luftën kundër pandemisë” shkruan Ismaili në Facebook.

Postimi i plotë:

Rritja e pandalshme e rasteve me Covid-19 në Kosovë, me shifra gjithnjë më të larta, është duke e kërcënuar seriozisht shëndetin e qytetarëve, sistemin shëndetësor dhe ekonominë e vendit.Për fat të keq, kjo gjendje e rëndë nuk është duke e alarmuar Qeverinë, e cila fillon punën me disa vendime dhe e përfundon me vendime të tjera, asnjëra prej të cilave nuk po rezulton suksesshëm në menaxhimin e pandemisë.