Ismaili: Hipokrizi e VV-së! Neve na akuzon për koalicion me Ramushin, e në parti e merr Bahtirin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, mbrëmë ka ironizuar me kalimin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri në Vetëvendosje.

Ai tha se nuk do të kandidojë për deputet, pasi që tani e di që Kosova është “në duar të sigurta”.

“Jam deklarue shumë herë se nëse ka njerëz më të aftë e më të denjë që e meritojnë ulësen time në Kuvend, me krejt vullnetin tërhiqem prej politikës. Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta”, shkroi në profilin e tij në facebook, siç tha ai, me sarkazmë.

Sot Fisnik Ismaili në një pronocim për Ballkani.info e quajti hipokrizi prurjen më të re të Vetëvendosjes.

“Është hipokrizi me akuzu dikë që bën koalicion me Ramushin, derisa brenda në parti të vet, merr njerëz si Agim Bahtiri, kjo është një hipokrizi e madhe”, tha Ismaili për Ballkani.info.

loading…