Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar për angazhimin që po bën institucioni që ai drejton për përmirësimin e kushteve në Klinikën e Kardiologjisë.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“Gjatë punimeve në hapësirën ku do të vendoset Kardiologjia Invazive, e cila po rinovohet për t’i ofruar një ambient më të përshtatshëm shërimi pacientit të sëmurë nga zemra dhe kushte më të mira mjekut në punë. Këto pamje janë vetëm një pjesë e një investimi të madh, që ka nisur para një viti- për ta bërë QKUK-në më moderne dhe adresë shërimi për qytetarin. #BashkëeNdreqim”.