Ismaili: Alarmuese përgjigjja e Pfizer, Hoti të dal me sqarime menjëherë

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka komentuar lajmet e fundit rreth vaksinës, që kryeministri Hoti tha se janë sigurar dozat e para nga Pfizer, por kompania demantoi një gjë të tillë.

“Është alarmuese përgjigja e kompanisë Pfizer-BioNTech për mediat kosovare se ende nuk kanë një marrëveshje të nënshkruar me Kosovën, dy ditë pasi që kryeministri deklaroi se tashmë vaksinat janë siguruar”, tha Ismaili, transmeton Ballkani.info.

“Qeveria duhet të dalë me sqarime të shpejta dhe të plota, dhe të na tregojë të gjithëve se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë dhe a ka një marrëveshje të nënshkruar”, shtoi ai.

Postimi i plotë: