Analisti Dardan Islami është përfshirë në debatin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Vendi aktualisht po drejtohet nga Vjosa Osmani, si ushtruese e detyrës së presidentit, mirëpo mandati i saj nuk mund të jetë më shumë se gjashtë muaj. Prandaj tashmë kanë nisur kalkulimet se kush mund të ulët në pozitën e të parit të vendit.

Kandidatura e vetme zyrtare është ajo e Ramush Haradinajt, kreut të AAK-së, mirëpo mbështetja nga partitë tjera ende mungon që Haradinaj t’i ketë të siguruar 80 vota të pranishme në seancën, shkruan Ballkani.info.

“Ka shumë kandidat të mirë për President, por vetëm Ramushi është garanci për shtetin e Kosovës, këtë do ta kuptoj shpejt edhe Albini?”, ka shkruar Islami.

Nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti, atëherë vendi brenda 45 ditësh do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /Ballkani.info/