Sekretari degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka reaguar pas një varg akuzash e skandalesh që shpërthyen në komunën e Prizrenit.

Visar Islamaj ka kërkuar përgjegjësi nga deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, që është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Prizren.

Postumi plotë i Islamajt, pa ndërhyrje:

Artan Abrashi, sa ke qenë në opozitë në Prizren kogja i jepje zor temave boshe dhe të pa qena në adresë të qeverisjes së PDK-së. Çka të ka ndodhur tash, je heshtur i tëri karshi keqqeverisjes dhe keq menaxhimit të Mytaher Haskukës.

Fole ndonjë fjalë fole, se je kryetar i Degës së VV-së dhe mban përgjegjësinë kryesore për këtë keqqeverisje që e ka Prizreni.

Nëse dikur, kur pinim kafe kafeneve të qytetit na akuzoje rëndë dhe drejperdrejtë, pse nuk flet sot.

Nëse aso kohe je shtirë kishe po e do Prizrenin, duhet të shtiresh edhe tani. Bëhu kishe ke dashni për Prizrenin, dhe fol diçka  jo kot si atëherë, sepse sikur ta doje Prizrenin sot ke çka flet pa u shtirë!

Por jo, në të vërtetë e mesova unë dhe të gjithë qytetarët e REPUBLIKËS se LVV nuk ka dashni për këtë vend, por jeni të verbuar pas liderit që në zhargonin e komunikimit brenda levizjes e quani BABË.