ISIS emëron Al Hashimin, pasardhës të Al-Baghdadit. E pranon vrasjen e kalifit të vetëshpallur

Pesë ditë pas vdekjes së ish-kreut Abu Bakr Al Bagadi në një bastisje amerikane, grupi ekstremist ISIS ka emëruar udhëheqësin e tij të ri.

Zëdhënësi i ri i grupit Abu Hamza Al Kurejshi e konfirmoi të enjten emërimin e Abu Ibrahim Al Hashimi Al Qurayshi si udhëheqës i grupit.

Njoftimi është bërë nga një mesazh audio postuar në kanalet e ISIS në aplikacionin e mesazheve të koduara Telegram.

Al Bagadi vrau veten duke përdorur një jelek shpërthyes gjatë një operacioni amerikan në Barisha, Siri.

Mesazhi audio paralajmëroi SH.B.A. që të mos gëzohen me vrasjen e udhëheqjes së saj, dhe pretenduan se grupi do të vazhdojë të veprojë jashtë Lindjes së Mesme.

loading…