Një ishull i vogël, i pabanuar jashtë brigjeve të Japonisë tani nuk ekziston më.
‘Esanbe Hanakita Kojima’ ishte emri i ishullit, i cili ishte një nga 158 ishujt e largët dhe të pabanuar të Japonisë, ku qeveria e quajti në 2014, raportoi Guardian, transmeton ballkani.info
Kjo do të thotë se Japonia formalisht ka më pak tokë dhe ujëra territoriale.
Megjithatë, ka paqartësi në lidhje me ekzistimin e këtij ishulli dhe kohën kur u emërua. Hera e fundit që qeveria japoneze e kishte anketuar zyrtarisht ishullin ishte në vitin 1978, dhe peshkatarët thanë se shmangeshin nga zona, sepse ajo shfaqej në hartë si një gumë nënujore. Siç besohet dhe siç ngjan, erërat që erozojnë ishullin, sipas rojes bregdetare.
Kohët e fundit, si shembull i zhdukjes së ishujve kemi atë të Hawait. Megjithatë, ky ishull pati një zhdukje të papritur e shkaktuar nga një stuhi, ndërsa ishulli japonez ka mundësi të jetë zhdukur gjatë rrjedhës së dekadave./Ballkani.info/







